Ndërlidhjet

Malajzi: Separatistët janë pajtuar për praninë e policisë ndërkombëtaare


Një pjesë e aeroplanit të rrëzuar të Malajzisë në lindje të Ukrainës
Një pjesë e aeroplanit të rrëzuar të Malajzisë në lindje të Ukrainës

Malajzia thotë se e ka siguruar një marrëveshje me kryengritësit prorusë në Ukrainë, që të lejohet hyrja e policëve ndërkombëtare në vendin e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë (MH17).

Kryeministria e Malajzisë ka njoftuar sot se policia do të lejohet të hyjë në hapësiurat në pjesën lindore të Ukrainës, “për t’i mbrojtur hetuesit ndërkombëtarë të rrëzimit” të aeroplanit.

Nga ana tjetër, ministrja e jashtme e Australisë, Julie Bishop, tha se një ekip australian në vendin e rrëzimit do të bartë armë për t’i mbrojtur hetuesit e rrëzimit të aeroplanit.

Australia po i dërgon 190 policë federalë dhe 40 ushtarë në Holandë për të marrë pjesë në operacionin e udhëhequr nga Holanda, për ta siguruar vendin e rrëzimit.

XS
SM
MD
LG