Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga uron besimtarët islamë për Bajram


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot i ka uruar kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e Bajramit.

Në urim, pos tjerash, theksohet se “ju uroj që këtë ditë ta kaloni në paqe, solidaritet dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin”.

Mëtutje, zonja Jahjaga, thotë se “Dita e Bajramit të Madh sjell mesazhin për sakrificë, zemërgjërësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit në nevojë” dhe shton se “uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim”.

Në fund të urimit, thuhet se “me respekt të veçantë i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për vendin tonë”.

XS
SM
MD
LG