Ndërlidhjet

Libi: Nga luftimet – 38 të vrarë


Pamje nga shkatërrimet pas luftimeve të mëparshme në Libi
Pamje nga shkatërrimet pas luftimeve të mëparshme në Libi

Së paku 38 vetë, shumica ushtarë, janë vrarë në 24 orët e fundit gjatë luftimeve ndërmjet ushtrisë së Libisë dhe islamistëve në qytin lindor Bengazi.

Zyrtarët thanë se përleshjet shpërthyen dje, kur grupet islamike e lansuan një sulm në selinë e njësis speciale afër qendrës së qytetit, duke shkaktuar viktima në mesin e ushtarëve, që i mbronin kazermat e tyre.

Në dy javët e fundit, Libia është zhytur në dhunën më vdekjeprurëse prej luftës së vitit 2011, kur u përmbys ish-diktatori, Muammar Qaddafi.

Shtetet e Bashkuara dje e kanë evakuuar personelin e Ambasadës në Libi , për shkak të luftimeve të ashpra ndërmjet milicive rivale në kryeqytetin Tripoli.

Nga sulmi më 11 shtator 2012, në misionin e Shteteve të Bashkuara në qytetin Bengazi, që është i dyti për nga madhësia në Libi, është vrarë ambasadori Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

XS
SM
MD
LG