Ndërlidhjet

Islamikët vrasin 18 persona në Filipine


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Militantët islamik kanë vrarë sot 18 persona në Filipine si hakmarrje ndaj përkrahjes që klani i të vrarëve ja jep qeverisë për të krijuar stabilitet në rajonin e mbushur me minerale.

Ushtria e Filipineve ka paralajmëruar se ekziston rreziku për më shumë gjakderdhje.

Shumica e popullatës në Filipine janë katolikë, por ishujt në pjesën e largët jugore të vendit janë kryesisht të populluara nga myslimanët, ndërsa qeveria me dekada ka luftuar kundër rebelëve që duan autonomi.

Derisa qeveria e ka arritur një marrëveshje paqeje në tentativë me grupin kryesor rebel mysliman, pjesëtarë të grupit radikal, Abu Sayyaf janë ende duke luftuar.

Rreth 50 pjesëtarë të Abu Sayyafit e kanë sulmuar një konvoj të makinave që vozisnin njerëz deri në qytezën e Talipaos në ishullin Jolo, ku do të festohej Bajrami.

18 persona, shumica gra janë vrarë dhe 11 të tjerë, shumica fëmijë janë plagosur.

Trupat ushtarake janë në kërkim të personave të armatosur.

XS
SM
MD
LG