Ndërlidhjet

WSJ: BE-ja do të imponoj sanksione ndaj bankave ruse


Bashkimi Evropian po planifikon që në listën e sanksioneve kundër kompanive dhe individëve të Rusisë, t’i shtojë edhe pesë personalitete dhe bankat Sberbank dhe VTB Bank, ka raportuar Wall Street Journal, në faqen e saj në Internet, mbrëmë vonë.

Ky raport, që ishte i mbështetur në burime diplomatike, thotë se sanksionet e BE-së do t’i kufizojnë aftësitë operacionale të këtyre bankave kryesore ruse.

Raportohet se këto masa janë pjesë e planit për rritjen e presionit ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e akuzojnë për stërvitje të separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës dhe furnizim me armatim dhe personel.

XS
SM
MD
LG