Ndërlidhjet

Izraeli e dëmtoi rëndë stacionin e vetëm të rrymës në Gaza


Zjarrfikësi palestinez në përpjekje për ndaljen e flakës në centarlin e rrymës në Rripin e Gazës
Zjarrfikësi palestinez në përpjekje për ndaljen e flakës në centarlin e rrymës në Rripin e Gazës

Predhat e hedhura nga tanket izraelite e kanë dëmtuar rëndë të vetmin stacion të energjisë elektrike në Rripin e Gazës.

Zyrtarët palestinezë thanë se stacioni ishte detyruar të ndalet, pasi sot ishte goditur rezervoari kryesor i karburantit.

Njëherësh, aeroplanët luftarakë palestinezë i kanë sulmuar afro 60 caqe gjatë natës, derisa luftimet në Rripin e Gazës kanë hyrë në javën e katërt, përkundër thirrjeve të Kombeve të Bashkuara për armëpushim.

Punëtorët shëndetësorë palestineezë thonë se nga sulmet janë vrarë së paku 24 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Zyrtarët izraelitë thanë sot se militantët palestinezë e kanë shfrytëzuar një tunel për të hyrë në Izraael, me ç’rast i kanë vrarë pesë ushtarë afër venbanimit Nahal Oz, në afërsi të Rripit të Gazës.

Gjatë këtij sulmi është vrarë një militant i Hamasit.

Në konfliktin në Rripin e Gazës janë vrarë më se 1100 palestinezë, shumica prej tyre civilë, dhe 53 ushtarë izraelitë dhe tre civilë.

XS
SM
MD
LG