Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria e ka marrë në konsideratë deklaratën e TFSH-së


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë në konsideratë deklaratën e sotshme të lëshuar nga Task Forca Speciale Hetuese (TFSH) të BE-së rreth hetimeve të pavarura për krime lufte të pandehura që janë përmendur në Raportin e Këshillit të Evropës të shkruar nga Dick Marty në janar 2011.

Mëtutje, në njoftimin për media, Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se ka bashkëpunuar me TFSH gjatë gjithë procesit dhe do të vazhdon bashkëpunimin deri sa këto hetime të marrin fund.

“Kjo është demonstruar edhe nga miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për krijimin e një Dhome të veçantë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës për t’i adresuar këto çështje”, thuhet në deklaratë dhe shtohet se “kjo është dëshmia më e mirë se Kosova është shtet ligjor dhe se do të vazhdoj të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdim të këtij procesi”.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson përfundimin e punës së Ambasadorit Williamson, që është një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe iu jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, vazhdimin e procesit të integrimeve Evropiane dhe procesin e anëtarësimit në NATO, thuhet në fund të deklaratës së qeverisë.

XS
SM
MD
LG