Ndërlidhjet

Obama dështoi ta ndalojë Shtetin Islamik kur kishte mundësi


Barack Obama
Barack Obama

Nga Evropa deri në Lindje të Mesme, ne kemi parë shkatërrim pas tërheqjes dhe mos angazhimit amerikan nga bota. E vetmja fushë ku duket se presidenti Obama duket se është mbështetur janë sulmet me aeroplanet pa ekuipazh, shkruan në fillim të një komenti të publikuar në Washington Post.

Shkrimi më tej shkruan se vet Obama e kishte aprovuar listen me terroristët që duhët vrarë dhe se deri më tash janë vrarë qindra terroristë në Pakistan, Jemen dhe Afrikë Lindore përmes sulmeve me aeroplan pa ekuipazh.

“Pse atëherë, kur zyrtarët irakian filluan ta lusin para një viti që të sulmojë terroristët e Shtetit Islamik me aeroplanë pa ekuipazh, Obama refuzoj rregullisht, duke qëndruar anash derisa terroristët u përhapën në territorin irakian?”, thuhet në shkrimin e Washington Postit.

Ed Royce, udhëheqësi i Komitetit për Çështje të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuese ka zbuluar gjatë një seance dëgjimore të Kongresit javën e kaluar se Iraku ka qenë duke kërkuar sulme me aeroplanë pa ekuipazh nga SHBA, nga gushti i vitit të kaluar.

Zyrtarët e Obamas, publikisht deri më tash, sipas këtij shkrimi në Washington Post, kanë thënë se kërkesa e Irakut për ndihmë është bërë vetëm nga maji i këtij viti.

“Nëse Obama të vepronte në bazë të këtyre kërkesave, ofenziva e Shtetit Islamik mund të jetë ndaluar. SHBA-të mund të sulmonin terroristët derisa ata ishin ende në shkretëtirën perëndimore të Irakut, larg civilëve, ku edhe kanë qenë cak i lehtë për aeroplanët amerikanë pa ekuipazh. Por, Obama nuk bëri asgjë, derisa Shteti Islamik ka grumbulluar forcat e saj, ka marshuar në qytetet irakiane dhe e ka shpallur Shtetin Islamik”, vlerëson Washington Post.

Duke kërkuar arsyet pse kjo ka ndodhur, sipas shkrimit të Washington Postit, Obama ndoshta refuzojë sepse po të kryente sulme, kjo do të ishte si një lloj pranimi se tërheqja e ushtrisë nga Iraku ka qenë dështim.

Obama gjithashtu mendonte se Shteti Islamik është vetëm dhunë e brendshme e Irakut, diçka që nuk është “kërcënim i drejtpërdrejt për amerikanët apo diçka në të cilën duhet të përfshihen”, amerikanët.

Mirëpo, vlerëson shkrimi në Washington Post, suksesi i Shtetit Islamik nuk e ka befasues Obaman, pasi vet ekspertët e administratës së tij kanë folur hapur për zbulimin e kampeve trajnuese kundër të cilave forcat e sigurisë së Irakut nuk janë në gjendje të bëjnë diçka.

“Ai është paralajmëruar nga zyrtarët e Irakut, dhe nga zyrtarët e administratës së tij. Inteligjienca amerikane kishte identifikuar kampet. Obamës jo vetem që i ishte dhënë dritë e gjeblert për sulme nga irakianët, por ata edhe po i luteshin për këto sulme. Obama thjeshtë refuzoi të veprojë”.

Edhe vet prokurori i përgjhithshëm i Obamës, Eric Holder, së fundi i ka thënë televizionit amerikan, “ABC Neës” se ngritja e Shtetit Islamik, është gjëja “më e frikshme që e kam parë ndonjëherë si prokuror i përgjithshëm”, duke shtuar se “sulmet e 11 shtatorit kanë qenë diçka që kanë ndodhur papritmas. Kjo është një situatë që po e shohim se po ndodhë”.

Kujtojini këto fjali thotë shkrimi në Washington Post. Obama e vëzhgoj kërcënimin e Shtetit Islamik duke u zhvilluar që një vit.

Ai e kishte mundësinë që ta ndalonte. Ai dështoi ta ndalojë këtë kërcënim.

Përgatiti: Artan Haraqija
XS
SM
MD
LG