Ndërlidhjet

Borchard në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar


Shefi i EULEX-it, Bernd Borchard e dëgjon derisa flet Koordinatori i Qendrës Kombëtare pë Menaxhim Kufitar, Sami Krasniqi
Shefi i EULEX-it, Bernd Borchard e dëgjon derisa flet Koordinatori i Qendrës Kombëtare pë Menaxhim Kufitar, Sami Krasniqi

Rëndësia e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar shkon deri aty sa mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave, ka vlerësuar shefi i EULEX-it, Bernd Borchard, gjatë vizitës në këtë qendër.

Sipas një komunikate të misionit evropian për sundim të ligjit, Borchard ka vlerësuar se “fuqizimi i kapacitetit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar është njëri prej kushteve të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave dhe është mbështetur fuqishëm jo vetëm nga Misioni ynë por, po ashtu, edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. “

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar është krijuar në janar të vitit 2013, ndërsa roli i saj kryesor është bashkërëndimi i aktiviteteve dhe operacioneve lidhur me Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Gjatë kësaj vizite, shefi i EULEX-it është pritur nga Koordinatori i QKMK-së, Samir Krasniqi, Ministri i Punëve të Brendshme dhe zyrtarë të Doganës dhe Policisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG