Ndërlidhjet

Lisicki, shërbimin më të shpejtë në histori të tenisit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Tenistja gjermane, Sabine Lesicki, të martën e ka realizuar shërbimin më të shpejtë në një ndeshje që ndonjëherë është regjistruar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Tenisit për femra.

Shërbimi i saj e ka arritur shpejtësinë prej 210 km për orë në ndeshjen në të cilën përballej me Ana Ivanoviq në “Stanford Classic”.

Lisicki megjithatë humbi e ndeshjen me rezultat 7:6 dhe 6:1 në sete.

Asociacioni i Tenisit të femrave ka thënë se ky shërbim e ka tejkaluar shpejtësinë prej 207.6 km për orë të amerikanes, Venus Williams në US Open të vitit 2007.

Shërbimi më i shpejtë që është regjistruar ndonjëherë në ndeshjet e tenisit për meshkuj ka qenë i shpejtë 263.4 km për orë, i realizuar nga australiani, Sam Groth në Kore të Jugut.

Edhe Groth megjithë thyerjen e rekordit në maj të vitit 2012, eë kishte humbur ndeshjen.

XS
SM
MD
LG