Ndërlidhjet

Ushtarët pakistanezë vrasin gjashtë militantë në kufi


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët pakistanezë thonë se forcat ushtarake të vendit kanë penguar një sulm mbi një pikë kontrolli pranë kufirit afgan, duke vrarë të paktën gjashtë militantë dhe duke plagosur nëntë të tjerë.

Zyrtarët ushtarakë thanë rreth 70 militantët sulmuan në rrethin fisnor Dir në veriperëndim të Pakistanit, në mbrëmjen e 29 korrik.

Zyrtarët thanë se sulmuesit u larguan përsëri në Afganistan.

Militantët nga të dy anët e kufirit shpesh ndërrmarin sulme ndërkufitare dhe ikin prapa.

Sulmi i fundit vjen pasi trupat pakistaneze po zhvillojnë një operacion të madh ushtarak kundër militantëve në rajonin e Vaziristanit të Veriut.

Pakistani dhe Afganistani ndajnë një kufi 2,250 kilometra.

XS
SM
MD
LG