Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës


Ilustrim
Ilustrim

Forcat e Izraelit po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, dhe numri i viktimave palestineze vazhdon të rritet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se nga granatimet e forcave izraelite në një kompleks të udhëhequr nga OKB-ja, e përdorur si strehë, u vranë të pakten 15 palestinezë dhe u plagosen dhjetra të tjerë.

Ky sulm, tha Ban, ishte "skandaloz" dhe "i pajustifikueshëm".

Izraeli tha se militantët e Hamasit kanë shtënë me raketa afër kompleksit dhe forcat e Izraelit i janë përgjigjur me zjarr.

Zyrtarët izraelitë thanë se janë duke u fokusuar në shkatërrimin e tuneleve të militantëve palestinezë "që janë përdorur për sulme në Izrael”.

Zyrtarët e Gazës thonë se të paktën 1,361 palestinezë, shumica e tyre civilë, janë vrarë në territorin palestinez.

Izraeli ka humbur 56 ushtarë në përleshje dhe tre civilëve nga raketat palestineze që kur kanë nisur luftimet.

XS
SM
MD
LG