Ndërlidhjet

Holanda dhe Australia kërkojnë qasje në vendin e rrëzimit të aeroplanit


Ministrja e Jashtëme e Australisë, Julie Bisho
Ministrja e Jashtëme e Australisë, Julie Bisho

Ministrja e Jashtëme e Australisë, Julie Bishop thotë se mund të jenë edhe 80 trupa të tjerë të udhëtarëve nga rrezimi i aeropanit të Malajzisë në Donetsk të Ukrainës.

Bishop tha sot se një ekip i policisë dhe hetuesve nga Australian dhe Holanda ka marrë përkrhjen nga qeveria e Ukrainës, por luftimet afër vendit ku është rrëzuar aeroplanin nuk po lejonë hetimet.

Ajo shtoi se "Rusia në mënyrë aktive është duke minuar procesin".

Ekipi ndërkombëtar është përpjekur për katër ditë me radhë të bëjë rrugën e saj në Donetsk në vendin e përplasjes se aeroplanit, por i është dashur të kthehet prapa për shkak të luftimeve ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rus.

Rusia është akuzuar për mbështetjen aktive të rebelëve, por i ka mohuar këto akuza.

XS
SM
MD
LG