Bashkimi Evropian ka publikuar listën e individëve dhe subjekteve që janë në shënjestëren e raundit të fundit të BE-së për sanksione ndaj Rusisë, lidhur me veprimet e Moskës në destabilizimin e Ukrainës.
Lista përfshin tre personalitet të njohur. Arkady Rothenberg i cili është partneri i afërt i Putinit, dhe aksionar kryesor në një kompani ruse.
Yury Kovalchuk është personi i dytë i cili është kryetar dhe aksionari më i madh i Bankës “Rossia”.
Banka “Rossia", konsiderohet si bankë personale e zyrtarëve të lartë të Federatës Ruse dhe e cila ka hapur degët në të gjithë Krime dhe Sevastopol.
Kurse, personi i tret në listë është Nikolai Shamalov, i cili po ashtu është aksionari i dytë më i madh në Banken “Rossia”.