Ndërlidhjet

AFP: Hoxhaj ka shkarkuar nga detyra diplomatin në Mali të Zi


Germany -- Kosovo's Foreign Minister Enver Hoxhaj addresses a press conference in Berlin, 16Apr2013
Germany -- Kosovo's Foreign Minister Enver Hoxhaj addresses a press conference in Berlin, 16Apr2013

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka terhequr diplomatin në Mali të Zi, Xhafer Ahmeti, pasi ai, në rrejtin social Facebook ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha e ka quajtur "psikopat".

Hoxhaj ka vendosur që ta "kthej menjëherë" të ngarkuarin me punë Xhafer Ahmeti ", pasi komentet e tij në rrjetin social, nuk janë në përputhje me rregullat e diplomacisë dhe me sjelljet të një diplomati " ka thënë këshilltari politik i ministrit Bashmir Xhemaj, raporton AFP.

Ahmeti në Facebook ka shkruar për Berishën se ai “nuk është normal dhe është "psikopat", për shkak se Berisha kryeministri shqiptar Edi Rama e ka kritikuar ashpër.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje shqiptarëve të përdorin të gjitha mjetet demokratike, përfshirë protesta kundër autoriteteve.

Ahmeti ishte diplomati i parë i Kosovës i akredituar në Mal të Zi, pasi të dy vendet kanë vendosur lidhjet diplomatike.

XS
SM
MD
LG