Ndërlidhjet

Ekspertët arrijnë në vendin e përplasjes së aeroplanit të Malajzisë


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë se monitoruesit e saj, të shoqëruar nga ekspertët holandezë dhe australianë, kanë arritur në vendin e përplasjes së aeroplanit të Malajzisë në Ukrainën lindore.

Grupi për çështje sigure dhe të drejtat e njeriut kanë shkruar në Twitter se "monitoriuesit e OSBE-së kanë arritur në vendin ku është përplasuar aeroplani MH17.

Ekspertët nga Holanda dhe Australia, thuhet se kanë shfrytëzuar rrugë dytësore për të arritur në vendin e ngjarjes.

Ekipi arriti në vendin e rrëzimit të aeroplanit pas disa ditë të luftimeve të ashpra që kanë penguar depërtimet në zonë.

Ushtria e Ukrainës kishte njoftuar gjatë ditës për një pushim të operacioneve ushtarake kundër separatistëve pro-rus.

Të gjithë 298 personat në bordin e aeroplanit kanë humbur jeten më 17 korrik, ku siç thuhet aeroplani u sulmua nga seperatistët pro-rus.

Ministrja e Jashtëm i Australisë, Julie Bishop ka thënë se mund të jetë edhe 80 trupa të vdekur në vendin e rrëzimit.

XS
SM
MD
LG