Ndërlidhjet

SHBA: Senati e konfirmoi ambasadorin e ri në Rusi


John Tefft gjatë dëshmisë në Senatin e SHBA-ve
John Tefft gjatë dëshmisë në Senatin e SHBA-ve

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar unanimisht, që ambasador i ardhshëm amerikan në Rusi të jetë John Tefft.

Ky miratim u bë mbrëmë vonë, pasi zoti Tefft dëshmoi para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme.

Në këtë post ai e zëvendëson ambasadorin e mëparshëm, Michael McFaul, i cili u largua nga Moska në muajin shkurt.

Zoti Tefft, që konsiderohet veteran i shërbimit të jashtëm amerikan, është i njohur si diplomat i shkollës së vjetër, i cili ka përvojë për Rusinë që prej Luftës së Ftohtë.

Ambasadori Tefft është kritikuar nga mediat në Rusi si person i Uashingtonit për nxitje të trazirave politike në ish-shtetet sovjetike, në masë të madhe, për shkak se ai kishte shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjeorgji dhe Ukrainë.

Në të dy këto vende kanë ndodhur të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra” me të cilat u përmbysën pushtetet e vjetra dhe në qeveri erdhën grupet properëndimore.

XS
SM
MD
LG