Ndërlidhjet

SHBA: Sulmi në kampin e refugjatëve në Gaza – i papranueshëm


Palestinezët në klasët e shkatërruara në një shkollë në Xhabalia të Rripit të Gazës
Palestinezët në klasët e shkatërruara në një shkollë në Xhabalia të Rripit të Gazës

Shtetet e Bashkuara mbrëmë vonë e kanë përshkruar një sulm me predha të ushtrisë së Izraelit kundër një kampi të refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në një shkollë në Rripin e Gazës, si “totalisht të papranueshëm dhe totalisht të paarsyeshëm”.

Nga ky sulm në Xhabalia të Rripit të Gazës, para dy ditësh, u vranë së paku 16 palestinezë.

Nga ana tjetër, Komisionarja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, e ka kritikuar “mospërfilljen e qëllimshme” të Izraelit ndaj së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit në Rripin e Gazës.

Në komentet e saj të mbrëmshme në Gjenevë, ajo i ka përmendur sulmet në shkolla, shtëpi, spitale dhe kapacitete të OKB-së, në të cilat strehohen 250 mijë civilë në Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG