Ndërlidhjet

Shqipëri: Arrestohen 7 punonjës të BQ-së për vjedhje të miliona eurove


Në Shqipëri janë arrestuar 7 punonjës të Bankës Qendrore, të dyshuar për vjedhje të afro 5 milionë eurove nga rezervat e bankës, gjatë katër viteve të kaluara, ka njoftuar sot policia.

Këto arrestime janë bërë pasi banka kishte zbuluar se së paku 713 milionë lekë (5 milionë euro) po mungonin, gjatë një kontrolli të pasurive para dy ditësh, raporton AFP nga Tirana.

Policia tha se transferet e bankës po hetohen, përfshirë edhe ato në të cilat janë të involvuar të afërmit dhe miqtë e të dyshuarave, por edhe të punësuarit e tjerë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Adrian Fullani, u tha gazetarëve se “operacionet” financiare të bankës, “nuk janë prekur” dhe se banka “vazhdon ta furnizoj sistemin bankar të vendit me likuiditetin e domosdoshëm”, pasi është hetuar mungesa e të hollave.

Erjon Braçe, kryesues i Komitetit parlamentar të financave tha se “incidenti ka ndikuar si në imazhin e bankës ashtu edhe të vendit” dhe ka shtuar se “ne dëshirojmë zero tolerancë kundër të gjithë atyre që janë të involvuar”.

Banka Qendrore e Shqipërisë, që është përgjegjëse për politkën monetare dhe stabilitetin financiar të vendit, i mbikëqyrë edhe 16 banka private.

XS
SM
MD
LG