Ndërlidhjet

PDK: Një qeverisje me shumicë të thjeshtë nuk i duhet Kosovës


Mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë një tubimi para zgjedhjeve të 8 qershorit
Mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë një tubimi para zgjedhjeve të 8 qershorit

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se “një qeverisje me shumicë të thjeshtë, nën 80 deputetë, nuk i duhet Republikës, duke marrë parasysh sfidat e vendit dhe nevojat programore për një ndryshim rrënjësor të një qeverisjeje me orientim të theksuar ekonomik”.

Mëtutje, në një deklaratë të PDK-së, të nënshkruar nga zëvendëskryetari, Kadri Veseli, që u është dërguar mediave, theksohet se kjo parti “është duke u përgatitur për këtë rrugëtim të ri politik dhe tashmë është pikasur pashmangshëm reformimi cilësor e përmbajtësor i saj”.

Në këtë deklaratë, poashtu, thuhet se “një pjesë e klasës politike të vendit, e dalë nga zgjedhjet e fundit, është duke rrezikuar që ta humbë shansin për të dëshmuar nivel të përgjegjësisë politike e kushtetuese, përballë votuesve dhe perspektivës evropiane” të Kosovës.

XS
SM
MD
LG