Ndërlidhjet

OSBE-ja, dënon sulmet ndaj shoqërisë civile në Azerbajxhan


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtare nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka dënuar sulmet ndaj shoqërisë civile në Azerbajxhan.

Isabel Santos, drejtuese e komitetit për demokraci, të drejta të njeriut, dhe çështje humanitare të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, tha se është e tronditur nga zhvillimet e ditëve të fundit në Azerbajxhan.

Santos ka theksuar se autoritetet e Azerbajxhanit, duhet t’i ndalojnë sulmet ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Santos tha se “me sulmet e fundit ndaj shoqërisë civile, Azerbajxhani po humbë aspiratat e shpallur që të bëhet një shtet modern e demokratik".

XS
SM
MD
LG