Ndërlidhjet

Izraeli e granaton Gazan, derisa e kërkon ushtarin


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Izraeli e ka bombarduar qytezën jugore te Gazës, Rafah, derisa trupat e saj janë në kërkim të ushtarit që ata besojnë se është kapur nga Hamasi.

Ushtari dyshohet se është kidnapuar në një sulm të Hamasit që e shkeli armëpushimin 72 orësh.

Ushtria izraelite ka thënë se besojnë që ushtari është marrë gjatë një sulmi të Hamasit një orë pas nisjes së një armëpushimi që është arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Hamasi megjithatë e hedh poshtë se e ka kidnapuar pjesëtarin e ushtrisë izraelite, Hadar Goldin.

Hamasi ka thënë se e ka humbur kontaktin me militantët e tyre në vendin ku ka qenë ekipi i Goldin.

Sipas Hamasit luftetarët e saj dhe Goldin mesiguri janë vrarë.

Presidenti amerikan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Ndërkohë, raportohet se së paku 35 palestinezë janë vrarë gjatë bombardimeve në Rafah.

XS
SM
MD
LG