Një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ishte arrestuar në Bullgari pas një kërkese për ekstradim nga Moska, tash është liruar nga autoritetet bullgare.
Nicolay Koblyakov, i cili ka nënshtetësi ruse dhe franceze, është mbajtur për 72 orë pasi është arrestuar në aeroportin e kryeqytetit bullgar, më 29 korrik.
Koblyakov, kërkohet në Rusi me dyshimin për mashtrim.
Avokatët e tij thonë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.
Më 1 gusht, një gjykatë në Sofie, e ka liruar Koblyakovin me kushtin që ai të mos largohet nga Bullgaria.
Koblyakov është themeluesi i një organizate franceze jo qeveritare, e cila ka organizuar protesta kundër Putinit në Francë.