Ndërlidhjet

Izraeli ripozicionohet, Hamasi shkon në Kajro për negociata


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Izraeli ka filluar të tërheqë disa trupa tokësore nga Rripi i Gazës, por operacioni ushtarak është duke vazhduar raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP duke e cituar zëdhënësin e ushtrisë izraelite.

Ndërkaq kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu ka thënë mbrëmë se trupat do të riorganizojnë operacionin ushtarak pasi të përfundojnë me shkatërrimin e tuneleve të hamasit nën kufi.

Ndërkaq pjesëtarë të Hamasit kanë shkuar në Kajro për bisedime indirekte me Izraelin të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe SHBA-të.

Izraeli ka refuzuar të shkojë ndërsa e ka akuzuar lëvizjen islamiste që e udhëheqë Gazën se po mashtron ndërmjetësit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG