Ndërlidhjet

Rusia nis ushtrime ushtarake afër Ukrainës


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarë të ushtrisë ruse kanë njoftuar se sot janë nisur ushtrime ushtarake katër ditore në Rusinë qëndrore dhe perëndimore.

Ushtrimet ppo mbahen në pjesën më të madhe të kufirit perëndimor rus që kufizohet me Ukrainën.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax duke e cituar zëdhënësin e forcës ajrore ruse, Igor Klimov, raporton se ushtrimet e nisura sot dhe të cilat do të përfundojnë më 8 gusht, përfshijnë 100 aeroplanë ushtarakë.

Klimov ka thënë se ushtrimet janë të parat në serinë e manovrave ushtarake që e kanë për qëllim të rrisin koordinimin brenda forcave ajrore dhe gjatë të cilave do të kryhen edhe praktika raketore.

Ai ka thënë se aeroplanët përfshinë edhe llojet MIG 31 dhe Su-27 , bombarduesin e ri rus, Su-34 dhe disa lloje të helikopterëve.

Ushtrimet po mbahen derisa separatistët prorusë po luftojnë kundër forcave qeveritare ukrainase në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG