Ndërlidhjet

Rusia dënon ata që s'e deklarojnë dy nënshtetësinë


Pasaporta ruse - Ilustrim
Pasaporta ruse - Ilustrim

Ligji rus që e penalizon nënshtetësinë e padeklaruar të dyfishtë për qytetarët e Rusisë ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.

Ligji është aprovuar nga Duma ruse në muajin maj dhe është nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin gjatë muajit korrik.

Ligji përmban dënime deri në 5800 dollarë apo 400 orë shërbime për komunitetin ndaj rusëve që nuk i informojnë autoritetet ruse se kanë marrë nënshtetësi edhe në një vend tjetër.

Për banorët e Krimesë, rajoni ukrainas që është aneksuar nga Rusia në muajin mars, autoritetet ruse do të fillojnë të përdorin ligjin në fjalë nga 1 janari i vitit 2015.

Procedurat e nevojshme për deklarimin e nënshtetësisë së dyfishtë, mbesin të paqarta.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Rusi e kanë kritikuar këtë ligj.

Ata thonë se ligji i vë “nën dyshim” personat që kanë nënshtetësi të dyfishtë dhe i ekspozon ata ndaj presioneve prej autoriteteve ruse.

XS
SM
MD
LG