Ndërlidhjet

Rusia zgjeron listën e importeve të ndaluara amerikane


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Autoritetet ruse kanë shtuar disa produkte të tjera amerikane në listën e gjërave që Moska i ka ndaluar të importohen, pas sanksioneve të vendosura nga perëndimi ndaj Rusisë, prej aneksimit të rajonit ukrainas të Krimesë në muajin mars.

Organi mbikqyrës rus për bujqësi, ka njoftuar sot se gjithashtu kanë shtuar kontrollin mbi mishin e viçit amerikan që importohet nga firma me bazë në SHBA, “Marcho Farms”, duke thënë se kanë detektuar tetraciklin në këtë mish.

E njejta organizatë ruse gjithashtu ka informuar se është duke u përgatitur që të pezullojë importimin e uiskit amerikan, “Kentucky Gentleman”, me arsyen se ekspertët kanë gjetur kemikale organike në këtë uiski që shkakton probleme shëndetësore.

XS
SM
MD
LG