Ndërlidhjet

SHBA-ja mirëpret armëpushimin e ri izraelito-palestinezë


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë mirëpritur një armëpushim tjetër tre ditorë, ndërmjet zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë që do të fillojë sot në mengjes.

Toni Blinken, këshilltar për siguri kombëtare tha se "ka mundësi" për të pasur një armëpushim më të gjatë.

Izraelitët kanë deklaruar se gjatë kësaj kohe, do të dërgojnë një delegacion në Egjipt për bisedime lidhure me një armëpushime me të gjatë.

Armëpushim i përkohshëm do të fillojë në orën tetë sipas kohës lokale.

Lajmi për armëpushimin e ri vjen disa orë pasi ushtria izraelite rifilloi operacionet e saja ushtarake kundër militantëve palestinezë, pas kishte kaluar afati shtatë orësh i armëpushimi.

Deri më tash, mbi 1800 palestinezë, kryesisht civilë janë vrarë prejse Izraeli e ka nisur ofenzivën ushtarake më 8 korrik, si kundër përgjigje ndaj sulmeve me raketa të Hamasit. Izraeli deri më tash ka humbur 67 ushtarë dhe tre civilë.

XS
SM
MD
LG