Ndërlidhjet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, i dyshuar për vrasje


Inlustrim
Inlustrim

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, Gani Geci, dyshohet se ka vrarë një person me inicialet R.SH në qendër të Skënderajt.

I dyshuari Gani Geci, sipas policisë është ende në arrati dhe policia është duke vazhduar kërkimin për ta arrestuar atë.

“Në bazë të informacioneve të policisë, dyshohet që aktin e vrasjes ta ketë kryer Gani Geci, i cili është ende në kërkim nga Policia”, tha për Radion Evropa e Lirë, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai tha po ashtu se policia dhe prokuroria janë në rrugë hetimore për gjetjen edhe arrestimin e Gecit.

XS
SM
MD
LG