Ndërlidhjet

1 i vrarë dhe 14 të plagosur gjatë sulmit të ushtarit afgan


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një afgan që ka pasur të veshur uniformë ushtarake ka vrarë një person dhe ka plagosur 14 të tjerë kur i ka sulmuar ushtarët e huaj në një bazë ushtarake në Afganistan.

Ushtria gjermane ka thënë se një ushtar i NATO-s është vrarë, ndërsa 14 ushtarë të tjerë të aleancës veri-atlantike, janë plagosur, përfshirë edhe një gjeneral brigade të ushtrisë gjermane, i cili megjithatë nuk është në rrezik për jetë.

Nënshtetësia e ushtarit të NATO-s të vrarë nuk është publikuar ende.

Ndërkaq, zëdhënësi i ushtrisë afgane, Gjenerali, Mohammed Afzal Aman, ka thënë se janë edhe tre ushtarë afganë të plagosur gjatë incidentit në kampin, Qargha, që shërben si bazë trajnimi për ushtarët afganë në perëdim të Kabulit.

XS
SM
MD
LG