Ndërlidhjet

Izraelitët dhe palestinezët në Kajro për bisedime


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Delegacionet e Izraelit dhe ai palestinez, kanë arritur në Kajro për bisedime me qëllim që të sigurohet një armëpushim afatgjatë në Rripin e Gazës.

SHBA-të kanë thënë se ka mundësi që edhe ky shtet do të marrë pjesë në bisedime së bashku me përfaqësues të OKB-së.

Delegacioni palestinez përfshinë edhe përfaqësues të Hamasit dhe Xhihadit islamik.

Një nga kërkesat e palës palestineze për arritjen e armëpushimit është edhe heqja e bllokadës izraelite që i është vendosur Gazës.

Izraeli nën anën tjetër është i interesuar për demilitarizimin e Rripit të Gazës, pasi thotë se ka shkatërruar rreth 3 mijë raketa palestineze dhe 32 tunele që janë ndërtuar për kryerjen e sulmeve ndaj Izaelit.

Një armëpushim tre ditor ka nisur më 5 gusht, ndërsa ai ka rastisur të arrithet në kohën kur trupat izraelite po tërhieqn nga Rripi i Gazës.

Rreth 1875 palestinezë dhe 67 izraelitë janë vrarë gjatë 29 ditëve të luftimeve.

XS
SM
MD
LG