Burime të shërbimeve sekrete pakistaneze, thonë se një aeroplan amerikan pa ekujpazh ka vrarë pesë militantë në Vaziristanin verior.
Zyrtarët e sigurisë thanë se dy raketa goditën një kompleks në fshatin Datta Khel, ku janë plagosur edhe dy militantë të tjerë.
Zyrtarët deklaruan se shumica e të vrarëve ishin të huaj, por nuk kishte asnjë informacion në lidhje me kombësinë e tyre.
Gazeta pakistaneze "Dawn" raportoi se zona ku ka ndodhur sulmi ishte përdorur nga militantë të Al-Kaedës", si dhe luftëtarët e huaj.
Ndërkohë, anëtarët e komunitetit Sikh në Peshavar kanë, bllokuar rrugën kryesore për të protestuar kundër sulmit.