Ndërlidhjet

Sanksione të reja nga Rusia


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që ndalon importin e produkteve ushqimore dhe bujqësore nga vendet që kanë vënë sanksione për Rusinë.

Dekreti, i cili u publikua sot, thotë se importet do të "ndalohen ose kufizohen" për një vit.

Më 5 gusht, Putin tha se qeveria duhet të sigurohet që masat ndëshkuese nuk do ta dëmtojnë konsumatorin rus.

Moska ka vendosur tashmë ndalimin mbi importet të caktuara bujqësore nga Ukraina, Moldavia dhe disa vende të BE-së.

Këto ndalesa të Rusisë vijnë pas sanksioneve të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, kundër sektorëve bankarë, të naftës dhe të energjisë së Rusisë.

Këto sanksione janë vendosri pasi thuhet se Rusia mbështetë seperatistët prorus kundër forcat qeveritare në Ukrainë lindore.

XS
SM
MD
LG