Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione nga Rusia do ta izolojnë vet atë


Ilustrim
Ilustrim

Shtëpia e Bardhë thotë se veprimet e marra nga Rusia që kanë për qellim të ndalin importet ushqimore nga Shtetet e Bashkuara vetëm sa do të thellojnë izolimin e Rusisë nga komuniteti ndërkombëtar.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Laura Lucas Magnuson tha se sanksionet nga Moska kundër kompanive perëndimore, Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian, do t’i shkaktojnë dëmtimin të mëtejshme ekonomisë së Rusisë.

Ajo tha se edhe Banka Qendrore e Rusisë, ka thënë se një ndalim në importet ushqimore do të rris inflacionin në Rusi.

Disa raporte në media ruse kanë cituar Aleksei Alekseenko, një zëdhënës nga Agjencia e Standardeve Ushqimore, të Rusisë të ketë thënë se "të gjitha produktet ushqimore", të prodhuara në Shtetet e Bashkuara do të ndalohet. Ai ka deklaruar po ashtu se “të gjitha pemët dhe perimet nga BE-ja" do të ndalohet.

XS
SM
MD
LG