Ndërlidhjet

Tre të vrarë dhe pesë të plagosur në Ukrainë


Donetsk
Donetsk

Në Donetsk, tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga bombardimet gjatë natës në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase po zhvillojnë luftime me separatistët pro-rusë.

Në një deklaratë të Këshillit lokal të këtij rajoni thuhet se nga bombardimet janë dëmtuar disa ndërtesa, në një lagje që gjendet rreth shtatë kilometra larg sheshit qendror të qytetit.

Forcat qeveritare në Ukrainën lindore, po luftojnë kundër separatistëve pro-rusë, ndërkohë që është shtuar frika nga ndërhyrja e Rusisë në këtë shtet.

Udhëheqësit perëndimorë kanë akuzuar Rusinë që ka shtuar numrin e forcave në kufi me Ukrainën, edhe pse Rusia ka mohuar pretendimet në lidhje me një angazhimi ushtarak.

XS
SM
MD
LG