Ndërlidhjet

Rasmussen ka arritur në Kiev


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka arritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, deri sa situat vazhdon të jetë e tensionuar pasi që forcat ushtarake ruse, janë afruar pranë kufirit me Ukrainën.

"Sapo kam arritur në Kiev. Unë jam këtu për t’i ofruar mbështetjen politike të NATO-s, presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko", ka shkruar Rasmussen në Twitter.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Vasily Zvarych, deklaroi se vizita e Rasmussenit është e "rëndësishme", dhe ka shtuar se kjo vizitë tregon që Ukraina ka mbështetjen politike të NATO-s.

"Kjo vizitë shërben si dëshmi që Aleanca Veriatlantike e mbështet rrugën evropiane të zhvillimit të shtetit të Ukrainës dhe të shoqërisë", tha ai.

NATO-ja tha se forcat ushtarake të Rusisë, janë pranë kufirit ukrainas dhe numri i tyre mund të jetë deri në 20,mijë.

XS
SM
MD
LG