Ndërlidhjet

SHBA do e ndihmojë ushtarakisht Irakun


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se forcave kurde të Irakut së shpejti do i ofrojnë ndihmë ushtarake për të luftuar militantët islamik.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane iu ka thënë gazetarëve mbrëmë që ndihma do të përfshijë raketa, municion dhe granata anti-tank.

Zyrtari i cili ka folur në kushte anonimiteti, nuk ka specifikuar saktësisht se çfarë lloje të armatimit SHBA-të do i dërgojnë për trupat kurde në Irak.

Komentet janë bërë pak pas një fjalimi të presidentit amerikan gjatë të cilës ai ka autorizuar sulme ajrore amerikane kundër militantëve të Shtetit Islamik të cilët kanë okupuar pjesë të mëdha të territorit irakian, duke detyruar kështu mijëra familje të minoriteteve fetare që të largohen nga shtëtpitë e tyre.

Obama ka thënë se Vashingtoni është duke ofruar “ndihmë urgjente për Irakun....dhe forcat kurde në mënyrë që ato të luftojnë në mënyrë më efektive kundër (forcave të Shtetit Islamik).

XS
SM
MD
LG