Ndërlidhjet

SHBA dhe Irani, bisedime ‘konstruktive’


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se SHBA-të dhe zyrtarët iranian se dje kanë pasur “diskutime konstruktive” rreth programit bërthamor të Iranit.

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, William Burns, dhe zëvendës ministri i jashtëm iranian, Abbas Araqchi, janë takuar mbrëmë në Gjenevë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Burns e ka udhëhequr delegacionin amerikan që përfshinte edhe Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Wendy Sherman, dhe Jake Sullivan, ecila është këshilltarja për siguri kombëtare e Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

Departamenti amerikan i Shtetit, dhe Bashkimi Evropian kanë thënë mbrëmë se gjashtë fuqitë botërore, Britania, Franca, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, së bashku me BE-në, do të takohen me Iranin para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Vashingtoni dhe disa nga aleatët amerikan dyshojnë që Irani po e përdor programin bërthamor si mbulim për zhvillimin e armëve bërthamore, një akuzë kjo që hidhet poshtë nga Irani.

XS
SM
MD
LG