Ndërlidhjet

OKB: Perëndimi i ka tërhequr vërejtjen Rusisë lidhur me Ukrainën


Samantha Power
Samantha Power

Qeveritë e Shteteve të Bashkura dhe Britanisë i kanë tërhequr vërejtjen Rusisë kundër ndërhyrjes së mëtejshme në Ukrainë, përfshirë edhe ato me pretekstin e dërgimit të ndihmës humanitare.

Duke folur mbrëmë vonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane, Samatha Power, tha se çfarëdo ndërhyrje e tillë do të ishte “totalisht e papranueshme dhe do të shikohej si invadim i Ukrainës”.

Njëherësh, ministri i jashtëm i Britanisë, Philip Hammond, në mënyrë të “fuqishme” ka kërkuar nga Moska që tu shmanget “çfarëdo aksioneve provokuese”.

XS
SM
MD
LG