Ndërlidhjet

Jemen: Militantët i kanë vrarë 14 ushtarë


Pamje e gjakut të derdhur në një rrugë pas një sulmi me bombë në kryeqytetin Sana të Jemenit
Pamje e gjakut të derdhur në një rrugë pas një sulmi me bombë në kryeqytetin Sana të Jemenit

Një grup i ndërlidhur me al-Kaidën në Jemen thotë se i ka vrarë 14 ushtarë të Jemenit në një provincë, në shenjë të hakmarrjes për ofensivën e ushtrisë kundër pjesëtarëve të grupit.

Gjatë javës së kaluar, forcat e sigurisë së Jemenit i kanë vrarë së paku 25 militantë të dyshuar të grupit, Ansar al-Sharia, në pjesën verilindore të Jemenit.

Banorët dhe zyrtarët kanë thënë se njerëzit në këtë hapësirë i kanë gjetur trupat e 14 ushtarëve me shenja të plumbave në gjoks, tri orë pasi ata ishin rrëmbyer nga një autobus publik.

Nga ana tjetër, zyrtarët thanë se nga një sulm ajror me aeroplan amerikan pa ekuipazh sot janë vrarë tre militantë të dyshuar të al-Kaidës, në pjesën qendrore të Jemenit.

XS
SM
MD
LG