Ndërlidhjet

Iran: Është rrëzuar një aeroplan i udhëtarëve


Pamje nga rrëzimi i aeroplanit në aeroportin Mehrabad
Pamje nga rrëzimi i aeroplanit në aeroportin Mehrabad

Një aeroplan i udhëtarëve është rrëzuar afër kryeqytetit Teheran në Iran, me ç’rast janë vrarë më se 40 vetë, përfshirë shtatë fëmijë.

Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se aeroplani ishte përplasur sot derisa ngritej në aeroportin Mehrabad, në perëndim të Teheranit.

Aeroplani i tipit Iran-140 ishte nisur për në qytetin lindor Tabas.

Ky aeroplan, me 52 ulëse të udhëtarëve, prodhohet në Iran me teknologji të Ukrainës.

Në të kaluarën, në Iran ka ndodhur një varg i rrëzimit të aeroplanëve, ndërsa për këtë fajësohen aeroplanët e vjetër dhe mirëmbajtja e dobët.

XS
SM
MD
LG