Ndërlidhjet

SHBA: Vazhduan sulmet ajrore kundër militantëve në Irak


Aeroplanët luftarakë amerikanë nisen në aksion kundër militantëve në Irak
Aeroplanët luftarakë amerikanë nisen në aksion kundër militantëve në Irak

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se i ka ndërmarrë edhe katër sulme të reja ajrore kundër militantëve islamikë në pjesën veriore të Irakut.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se aeroplanët luftarakë dhe ata pa ekuipazh, gjatë ditës së djeshme, i kanë shkatërruar nëntë makina të blinduara dhe një kamion, që kishin hapur zjarr kundër pjesëtarëve të grupit religjioz minoritar, Jazidi, afër qytetit Sinjar.

Ky ishte rundi i tretë i sulmeve ajrore kundër forcave të Shtetit Islamik në Irak, prej 7 gushtit.

Pentagoni më vonë ka thënë se aeroplanët ushtarakë amerikanë, për të tretën herë me radhë, kanë hedhur ushqim dhe ujë nga ajri për mijëra civilë, që janë larguar në male, pasi militantët e Shtetit Islamik e kishin marrë kontrollin ndaj qytetit Sinjar, para një jave.

XS
SM
MD
LG