Ndërlidhjet

Arrestohen 40 veta që dyshohen se luftuan në Irak e Siri


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 40 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak pas bastisjeve të kryera në 60 lokacione.

Sipas njoftimit që është publikuar edhe në faqen e internetit të Policisë së Kosovës, thuhet se personat e arrestuar kanë luftuar “përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al Nusra)”.

“Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Arrestimi është bërë me dyshimin se personat në fjalë sipas Policisë kanë kryer Veprën Penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, vepër kjo e dënueshme sipas Kodit Penal.

Policia e Kosovës ka zbuluar edhe inicilat dhe ditëlindjet e personave të arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se operacioni po vazhdon edhe në këto momente.

XS
SM
MD
LG