Ndërlidhjet

Egjipt: Delegacioni izraelit arriti për negociata me Hamasin


Pamje e qendrës së kryeqytetit Kajro në Egjipt
Pamje e qendrës së kryeqytetit Kajro në Egjipt

Delegacioni i Izraelit sot ka arrritur në Kajro të Egjiptit për negociata indirekte me grupin militant palestinez, Hamas, për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme për armëpushim në Rripin e Gazës.

Të dy palët mbrëmë janë pajtuar për një armëpushim të ri 72 orësh, në mënyrë që bisedimet të mund të vazhdojnë.

Gjendja në Rripin e Gazës sot është e qetë dhe nuk ka raporte për shkelje të armëpushimit nga ndonjëra palë.

XS
SM
MD
LG