Ndërlidhjet

Thaçi e uroi Erdoganin për fitore në zgjedhje


Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Hashim Thaçi gjatë një takimi nbë Prizren në vitin 2010

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, e ka uruar kryeministrin aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e fitores në zgjedhjet për president të Turqisë.

“Republika e Kosovës gjithmonë do ta kujtojë dhe çmojë rolin kyç që Ju personalisht, qeveria dhe populli turk, keni luajtur për çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë dhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit”, thotë në telegramin e urimit zoti Thaçi, dhe shton se “do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe për marrëdhinet e ngushta në mes vendeve tona”.

Në telegram theksohet se zgjedhja e zotit Erdogan në postin e lartë të presidentit të Turqisë, “do të shërbejë për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”.

XS
SM
MD
LG