Ndërlidhjet

Formohet ekipi për të hetuar shkeljet në Gaza


Ilustrim
Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë emëruar një grup prej tre anëtarësh për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet eventuale të luftës të kryera nga të dyja palët gjatë konfliktit izraelito – palestines në Gaza.

Në një deklaratë të OKB-së thuhet se ekipin do ta kryesojë William Schabas, një profesor kanadez i së drejtës ndërkombëtare.

Anëtarët e tjerë janë Doudou Diene, një ekspert nga Senegali për të drejta të njeriut dhe Amal Alamuddin, një avokate britaniko-libanez.

Hamasi ka përshëndetur këtë iniciative, kurse Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, ka akuzuar edhe Izraelin dhe grupin militant se kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare.

XS
SM
MD
LG