Ndërlidhjet

Vdes prifti spanjoll i infektuar me virusin Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Prifti spanjoll i infektuar me virusin Ebola, ka vdekur në një spital të Madridit.

Prifti Miguel Pajares, 75 vjeç, ishte i pari shtetas nga Spanja i infektuar me virusin vdekjeprurës Ebola, virus ky që ka marrë jetën e më shumë se 1.000 personave në Guinea, Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri.

Pajares u kthye në Spanjë nga Liberia më 7 gusht, pas konstatimit se ai ishte i prekur nga virusi vdekjeprurës.

Me priftin Pajares, në Liberi ka qenë duke punuar edhe një infermiere, po ashtu me shtetësi spanjolle, por ajo nuk është infektuar.

Ata të dy kanë punuar për një grup katolik humanitar, që kanë spitalet e veta nëpër botë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka regjistruar 1,848 të dyshuar, të mundshme, ose raste të konfirmuara me virusin Ebola.

Virusi vdekjeprurës Ebola, shkakton një temperaturë të lartë, të vjella dhe gjakderdhje.
OBSH-ja e ka quajtur virusin Ebola një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

XS
SM
MD
LG