Ndërlidhjet

Përfundon seanca dëgjimore për 40 të arrestuarit, vendimi nesër apo pasnesër


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Seanca dëgjimore për 40 qytetarëve të Kosovës të arrestuar dje me dyshimin se kanë luftuar përkrah organizatave terroriste në Siri dhe Irak ka përfunduar para pak minutash, ndërsa atyre iu është shtyrë masa e paraburgimit edhe për 48 orë derisa gjyqtari të verifikojë të gjitha ato që janë thënë sot..

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Besnik Berisha, avokat i njërit prej të arrestuarve i cili ka thënë se vendimi për “caktimin apo jo të masës së paraburgimit mund të merret nesër eventualisht pasnesër, pasi gjyqtari e ka për obligim që të shqyrtoj të gjitha dëshmitë që i ka para”.

Policia e Kosovës dje njoftoi se 40 persona janë arrestuar në tërë Kosovën me dyshimin se ata kanë qenë në Siri dhe Irak, duke luftuar përkrah organizatave terroriste, ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti) dhe Al Nusra.

“Vetëm 4 prej të arrestuarve e kanë pranuar se kanë qenë në Siri, por siç kanë thënë vet ata, atje kanë shkuar pas thirrjeve të SHBA-ve, vendeve të perëndimit dhe vet shtetit të Kosovës që të përkahet opozita siriane. Kur kanë shkuar atje e kanë parë që lufta që po zhvillohet atje është krejt ndryshe prej asaj që e kanë menduar fillimisht”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë përmes telefonit Besnik Berisha, avokat i njërit prej të arrestuarve.

Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorisë gjatë bastisjeve të djeshme, megjithatë ka konfiskuar edhe municion dhe eksploiziv në vendet ku janë bërë edhe arrestimet e 40 të dyshuarve, por avokati Berisha thotë se sot prokuroria nuk arriti të vërtetoi asgjë.

“Ajo që është më rëndësi është se prokuroria asgjë nuk ka arritur të vërtetojë se të arrestuarit i përkasin grupeve vehabiste siç është thënë deri më tash. Përkundër bujës së madhe nëpër media, të gjithë njerëzit aty vërtetuan nuk janë përkrahës të terroristëve”, tha Besnik Berisha.

XS
SM
MD
LG