Ndërlidhjet

OBSH e aprovon ilaçin e ri kundër Ebolas


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka autorizuar përdorimin e një ilaçi eksperimental për të luftuar virusin vdekjeprurës të Ebolas që deri më tash ka vrarë mbi 1000 persona.

Njoftimi i OBSH-së gjatë një takimi të ekspertëve mjekësor në Gjenevë më 12 gusht, është bërë pasi një kompani amerikane ka dërguar të gjitha ilaçet e saj eksperimentale “Zmapp” në Liberi.

Deri më tash nuk është zbuluar ndonjë kurë për Ebolan, dhe për këtë arsye shumica e njerëzve që infektohen, vdesin.

“Zmapp”- që asnjëherë nuk është testuar në njerëz, iu është dhënë dy amerikanëve dhe një prifti spanjoll që janë infektuar me Ebola”.

Gjendja e amerikanëve që janë kththyer në vendin e tyre nga Afrika, raportohet se po përmirësohet, mirëpo prifti spanjoll ka vdekur në Spanjë.

Kanadaja ka thënë se gjithashtu do të dërgojë vaksiant eksperimentale kundër Ebolas në Afrikën Perëndimore.

Rastet me Ebola deri më tash janë paraqitur në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone.

XS
SM
MD
LG