Ndërlidhjet

Gjermania thërret shtetasit e saj të largohen nga vendet e prekura me Ebola


Gjermania u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga Guineja, Liberia, dhe Sierra Leone, pasi numri i të vdekurve nga virusi Ebola vazhdon të rritet në Afrikën Perëndimore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Schafer u tha gazetarëve më të mërkurën se Gjermania ka bërë këto thirrje pas takimeve të zhvilluara lidhur me përhapjen e virusit vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore.

Schaefer, megjithatë deklaroi se "personeli mjekësor që është i nevojshëm në terren" është "i përjashtuar" nga thirrjet.

Ai shtoi se Gjermania është duke i mbajtur të hapura ambasadat dhe konsullata e saj në vendet ku është shfaqur ky virus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka autorizuar përdorimin e një ilaçi eksperimental për të luftuar virusin vdekjeprurës të Ebolas që deri më tash ka vrarë mbi 1000 persona.

XS
SM
MD
LG